Takimi perfekt: film horror dhe barku bosh

06/06/2014 00:00

Mënyra më e mirë për të bërë për vete një femër është ta trembësh duke e çuar në kinema për të parë një film horror dhe më pas MOS të shkoni për të ngrënë. Kjo gjë vlen edhe për meshkujt.

Studimet tregojnë se ai/ajo që keni qejf ka më shumë mundësi t’ju pëlqejë nëse është i/e uritur dhe i/e trembur. Kur janë të uritur, njerëzit pëlqejnë një gamë më të gjerë formash trupore, duke pëlqyer edhe njerëzit e shëndoshë dhe shkencëtarët thonë se njerëzit e ngatërrojnë ndjenjën e frikës me atë të zgjimit seksual.

Eksperti ndërkombëtar në shkencën e tërheqjes, Dr. Viren Swami, shpjegoi në Cheltenham Science Festival se njerëzit që kalonin një eksperiencë të frikshme së bashku, kishin më shumë mundësi ta pëlqenin njëri-tjetrin pas kësaj eksperience.

“Kjo vjen ndoshta nga fakti që njerëzit e ngatërrojnë frikën me zgjimin seksual. Kështu që, është ide e mirë të shihni një film horror me personin që ju pëlqen. Gjithashtu, duhet të jenë të uritur pasi kur janë të uritur, vlerësojnë më shumë njerëzit e shëndoshë”, thotë eksperti.

Top Channel