Arratiset nga azili për 70-vjetorin e “Ditës së Fitores”

07/06/2014 00:00

Britaniku Bernard Jordan ish-pjesëtar i Marinës Britanike, tashmë 89 vjeç, ishte i vendosur për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 70-vjetorit të “D-Day”, zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës. Ai u largua nga azili pa njoftuar dhe hipi në një autobus për në Francë.

Anëtarët e stafit të azilit të pleqve, “The Pines” në qytetin Hove në Angli, njoftuan policinë pasi 89-vjeçari nuk ishte rikthyer.

Jordan ishte larguar nga azili pasi kishte marrë edhe medaljen e tij të luftës nën një xhaketë dhe fshehurazi kishte hipur në autobus për në Francë, njoftoi Sky News.

Pas 12 orëve kërkimi, në azil mbërriti një telefonatë nga një tjetër veteran, i cili tha se e kishte takuar Jordan-in dhe ishin të dy në një hotel në Ouistreham, Normandi, ku udhëheqësit e botës dhe veteranë nga vende të ndryshme ishin mbledhur në 70-vjetorin e “Ditës së Fitores.”

“Kemi folur me të dhe do të rikthehet sërish në azilin e Hove gjatë dy ditëve të ardhshme, pas festimeve”, tha një zëdhënës i policisë së Sussex.

Sipas mediave britanike dyshohet se Jordan nuk është lejuar të udhëtojë për në Francë dhe më pas ka vendosur të ‘arratiset’.

Top Channel