“Pepper”, roboti që lexon emocionet e meshkujve

07/06/2014 00:00

Mbërrin nga Japonia shpikja më e fundit, roboti reth 1 metër e 20 centimetra që është në gjendje të bashkëveprojë me  personat dhe të kuptojë gjendjen e tyre emocionale.

“SoftBank Mobile” dhe “Aldebaran Robotics” kanë prezantuar Pepper-in robotin e parë “emocional”, i cili është në gjendje të kuptojë gëzimin, surprizën, mërzinë, dyshimin dhe trishtimin e meshkujve.

Reth 1 metër e 20 centimetra Pepper është projektuar për të bashkëjetuar me njerëzit, por tashmë ai thjesht i përshëndet klientët në bizneset e “SoftBank Mobile” në Japoni. Kompania ka planifikuar nxjerrjen e robotit në shitje duke filluar nga shkurti i vitit 2015 me çmimin rreth 1400 euro.

Roboti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar emocionet e personave duke bashkëvepruar me ta në një mënyrë shumë natyrale falë një teknologjie të njohjes së zërit dhe analizës së gjuhës së trupit. Aktualisht roboti njeh 4500 fjalë  gjithashtu ai mund tu kthejë humorin bashkëbiseduesve duke bërë shaka,  kënduar këngën e tyre të preferuar ose duke vallëzuar.

FOTO GALERI
1/3
“Pepper”, roboti që lexon emocionet e meshkujve

Top Channel