Bashkimi Demokratik për Integrim do të drejtojë pesë dikastere në qeverinë e re të Maqedonisë.

Forca e drejtuar nga Ali Ahmeti që u rëndit e para nga partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit do të jetë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe një ministrie pa portofol.

Përvec këtyre, BDI do të përfaqësohet edhe nga dy zv.kryeministra, përkatësisht nga Musa Xhaferri, zv.Kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit dhe Fatmir Besimi, zv.Kryeministër për Euro-integrimet.

Pritet që të dielën kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të paraqesë para Kuvendit të ri programin dhe kabinetin e ri qeveritar. Në radhët e maqedonasve pritet të ketë pak ndryshime.

Ndërkohë, opozita maqedonase, LSDM është ka bojkotuar parlamentin. Deputetët e saj dorëzuan mandatet disa ditë më parë pasi nuk njohin zgjedhjet dhe as rezultatin e tyre, që për LSDM është i manipuluar.

Top Channel