Irani, bisedime si rrallë herë me SHBA-të

08/06/2014 00:00

Zëvendës/Sekretari i Shtetit, William Burns, dhe kryenegociatorja amerikane, Wendy Sherman, do të diskutojnë në Gjenevë, të hënën dhe të martën, për raundin e ardhshëm të bisedimeve mes fuqive botërore dhe Teheranit, mbi programin bërthamor.

Media shtetërore e Iranit tha se zyrtarët iranianë do të zhvillojnë diskutime të ngjashme me Rusinë, në Romë.

Bisedimet e muajit Maj përfunduan pa shënuar asnjë progres. Negociatat mes Iranit dhe grupit të të gjashtëve, siç njihet ndryshe “Grupi 5+1”, pritet të rifillojnë më 16 Qershor.

“Grupi 5+1” përbëhet nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit; Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania dhe Franca; plus Gjermania. Perëndimi e akuzon Iranin se po përpiqet të sigurojë armën bërthamore, ndërsa për Teheranin programi për energjinë ka qëllime paqësore.

Top Channel