Gjumi i mirë përmirëson kujtesën

09/06/2014 00:00

Shkencëtarët zbuluan mekanizmin që tregon se një gjumë i mirë përmirëson të mësuarin dhe kujtesën. Ekipi nga Kina dhe SHBA-ja përdori një mikroskop për të dëshmuar lidhjet mes qelizave të trurit, sinapseve, që formohen gjatë gjumit.

Studimi që u publikua në ‘Journal Science’ tregoi se edhe trajnimi intensiv nuk mund ta zëvendësojë mungesën e gjumit. Sipas ekspertëve, ky është një studim elegant dhe shumë domethënës që zbulon mekanizmin e kujtesës.

Studiuesit në Departamentin e Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut dhe ata në Universitetin Perkin në Shenzhen trajnuan një mi dhe e bënë atë të fitojë një aftësi të re: të ecë në majë të një shufre që rrotullohej. Më pas, ata vëzhguan me mikroskop brenda trurit të tij për të parë se çfarë ndodhte kur kafshët kishin fjetur ose jo.

Studimi tregoi që minjtë që kishin fjetur bënin më shumë lidhje të reja mes neuroneve, kësisoj mësonin më shumë.

Top Channel