Rrufeja godet makinën në ecje (VIDEO)

09/06/2014 00:00

Një cift kanadez u bë viktimë e një goditjeje të pazakontë nga rrufeja.

Cifti Al dhe Betty Perry ishin duke udhëtuar në një autostradë në Edmonton në Kanada, kur papritur makina e tyre u godit nga një rrufe e fortë.

Shkarkimi elektrik ishte aq i fuqishëm saqë menjëherë më pas shihet shtëllunga tymi që dalin nga mjeti.

Fatmirësisht cifti kanadez mundi të dalë jashtë automjetit, ndërkohë që policia dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë për të shuar flakët. Al dhe Betty u shoqëruan menjëherë për në spitalin më të afërt, ku u verifikua se përvec tronditjes psiqike, ja kanë hedhur paq incidentit.

Top Channel