Vajzat e dehura dhunojnë lypësin

09/06/2014 00:00

Thonë që “lypja turpin ka, por pa gjë s’të lë”. Por në rastin e një të pastrehu në Britaninë e Madhe, përpjekje për të siguruar ndonjë lëmoshë nga një grup vajzash të dehura rezultoi e pakëndëshme për të.

Gjithcka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Katër vajzat kanë dalë nga lokali në gjendje totalisht të dehur. Një i pastrehë u afrohet dhe u kërkon lëmoshë. Këtu nisi dhe ‘belaja’ për të.

Njëra nga vajzat iu kthye duke i ulëritur: “Gjej një m… pune!”. Por nuk përfundoi me kaq. Katër të rejat, që më vonë u mësua se ishin studente në Kardif, nisin të godasin me grushta e shqelma të pastrehun. Edhe pse mbërritja e policisë ishte e shpejtë, i pastrehu përfundoi i gjakosur dhe me fraktura në fytyrë e trup, ndërsa katër vajzat u shoqëruan menjëherë për në polici.

Vajzat ishin pjesë e të rinjve që i bashkohen cdo vit gjashtë lokaleve të natës në atë që njihet si ‘Festivali Carnage’, një festim shfrenues në qytetin uellsian, Kardif.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel