“Fiks Fare” hyn në Lazarat

09/06/2014 00:00

Emisioni “Fiks Fare” ka sjellë mbremjen e së hënës pamje nga ajo çfarë ndodh aktualisht në Lazarat, në një kohë kur policia zhvillon fushata sensibilizuese me banorët e këtij fshati që të mos mbjellin më kanabis.

Në fusha mbjellja e hashashit nuk ka filluar ende, por banorët kanë mbjellë tashmë farën e re nëpër vazo lulesh, ose në kubikë të vegjël nëpër gota plastike, të cilat i mbajnë në oborret e shtëpive.

Ndërkohë që vetë banorët tregojnë se kanë ende hashash nga prodhimi i një viti më parë pa e shitur. Çmimi varion nga 250 deri në 300 euro për kilogramë.

Madje, banorët tregojnë se gjatë gjithë dimrit fëmijët e tyre kanë fjetur me thasët e hashashit në dhomë.

Top Channel