Fan Noli i shpallur “non grata”

09/06/2014 00:00

100 vjet më parë Fan Noli zbriti në Durrës  ku në 10 mars të 1914 mbajti edhe meshën e parë historike në gjuhën shqipe në kryeqytetin e atëhershëm bregdetar. 

Ai u lidh shumë me këtë qytet ku jetoi e punoi jo pak duke lënë gjurmë të forta e të rëndësishme në historinë identitare shqiptare.  Po sot 100 vite më pas ku të cojnë këto gjurmë ?A ruhet ende lidhja e tij me qytetin e Durrësit?

Një fotografi e kohës tregon se si Fan Noli ardhur nga Shtetet e Bashkuara, u prit në qytetin e Durrësit nga patriotë e intelektualë mes të cilëve Stefan Kaçulini e Andrea Konomi. Në 10 mars 1914, tre diteëpas mbërritjes së Princ Vidit, ai do të mbante të parën shërbesë fetare në gjuhën shqipe në Kishën e Shën Spiridonit në Durrës. Në 1922 kongresi kishtar i Beratit hodhi themelet që do të conin më pas në shpalljen e Fan Nolit si kryepshkop, post të cilin ai do ta mbante deri në 24 dhjetor të vitit 1924 kur edhe do të largohej përfundimisht nga Shqipëria.

Fan Noli mbante titullin kryepshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, i Gores dhe i Shpatit, Primat dhe Egzark i Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i të gjithë Shqipërisë dhe seline do ta kishte pikërisht në Durrës.

Pllakata e vendosur në shtëpinë ku jetoi shkruan se Noli ka jetuar ketu gjate viteve 1914 – 1915 , pra vetem 1 vit kur ne fakt ai ke qendruar ketu shume me gjate e me se shumti ne vitet 1920 – 1924, e mbi te gjitha nuk shkruhet asgje per faktin se ai ka qene kryepshkop e selia e tij, e vendi ku po ashtu jetoi ishte pikerisht ne kete godine ne qytetin e Durresit. Duket sikur kjo pjese e Fan Nolit eshte dashur te fshihet. Kisha e Shen Spiridonit qe ka qene ngjitur u shkaterrua ne vitin 1967 sot ne ate vend ngrihet godina e Sherbimit informativ shteteror, por jo gjithcka ka humbur….

Kjo eshte hyrja e dikurshme per ne kishen e shen spiridonit. Deri para disa kohesh sic tregon edhe profesor Gjegji kjo dere origjinale e kishes se athershme nuk ishte ne kete vend pasi ishte hequr e derguar tjeterkund qe ne vitet 70.  Por  poeti , perkthyesi e shkrimtari i ndjere Perikli Jorgoni se bashku me bashkeshorten e tij Eliden arriten ta gjenin aty ku ishte vendosur,ne shkollen e mesme te maminasit Kajo Karafili. Shume kohe e mbajten dikund ne pamundesi financiare per ta rivene ne vendin e saj. U desh pasioni i tyre personal mbeshtetur vetem nga Eduart Ndreu pasues i patriotit Elez Isufit nga Dibra e Julian Markos pasues i patriot Korcar Thimi Marko per ta rivene deren aty ku i takon vetem pak jave me pare….Perikli Jorgoni nuk mundi ta arrinte kete dite.
Edhe pse humbi jeten ne dhjetor 2012 Jorgoni, nip i patriotit Hile mosi la amanet qe nje shume prej 600 mije lekesh e mbledhur me te shoqen e tij te perdorej per te bere nje bust per fanolin. Realizimin e mori persiper skulptori i njohur Idriaz Balani” , thote Idriz Balani skulptor.

Por gjerat nuk do te ishin kaq te thjeshta…Fan Noli rierdhi për t’u perjetesuar ne Durres tashme permes nje vepre arti por për ti gjetur një vend në këtë qytet nuk do te ishte e lehte . Mbeshtetesit e projektit kerkonin ngritjen e tij ne krah te katedrales ortodokse te durresit, te tjere ne lulishten kah portit, te tjere ne qender…por pervec fjaleve gjithçka tjeter duket se ishte një mision i pamundur. Ashtu si edhe sot. Busti i Nolit qe eshte thuajse i perfunduar po veritet si nje loje fjalesh  dredharake se kush e kush tja ngece njeri tjetrit.

Nga njeri krah kisha ortodokse, ne tjetrin pushteti lokal. Ky i fundit sipas ndermjetesuesve ka dhene mbeshtetje, por deri tash thjesht ne fjale. Levizja intelektuale per çeshtjen kombetare ka marre premtimin qe ne vitin 2012 se nje rruge do t’i vendosej emri Fan Noli e po ashtu do ti jepej edhe nje titull nderi i qytetit.  

Pak kush do ta besoje por ne qytetin ku peshkopi ortodoks ngriti nje pjese te rendesishme te karrieres se tij nuk ka asnje rruge qe ti mbaje emrin. E busti i një personaliteti të tille qê do te ishte  në nder të çdo kujt ta mbante po endet  muaj e muaj si një endacak e pa vlerë. Premtimet boshe kane krijuar nje klime mosbesimi qe e kane thelluar me tej çarjen. Media te ndryshme qe ne shkurt 2014 shkruanin per vendosjen e bustit dhe per dakordesine e paleve e megjithate kjo nuk ka ndodhur. Bashkia mohon te kete djeni, pala tjeter thote se ajo ka….

Per te qene korrekt dhe pa paragjykuar kerkuam nje qendrim edhe nga ana e kishes ortodokse ne Durres. Edhe pse intervista na u refuzua , permes e-mailit lidhur me kete çeshtje na u dha nje pergjigje zyrtare

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për vendosjen e bustit të Imzot Theofan Stilian Nolit. Personi që ka të bëjë me këtë çështje të vijë të kontaktojë për të diskutuar rreth hollësive të mëtejshme”, thuhet në përgjigje.

Te gjendur balle nje situate ku gjithçka dihet e asgje nuk dihet e sigurte , projektuesit duket se kane marre persiper çuarjen e bustit ne qytetin e Elbasanit ne kishen e At Nikolla Markut. Ne fakt ajo qe eshte me e dhimbshmja eshte se sot 100 vjet pas meshes se pare ne gjuhen shqipe Fan Noli themeluesi i kishes autoqefale shqiptare duhet te gjendet ne kete pozite, te shkoje majtas e djathtas, para e pas, nga vendi ne vend, te trajtohet publikisht si nje figure e madhe e pas kraheve si nje  bezdisje , kur figura e tij duhet te ishte nje nder, nje nder qe sot eshte lene menjane, aq menjane sa Fan Noli po behet nje emigrant ne vendin e tij….

Top Channel