Ky është grupi Lazarat. Pankerët nga qyteti i Novi Sadit në Serbi kanë vendosur që grupi i tyre të mbajë emrin e fshatit në jug të Shqipërisë, që është i njohur për rritjen e marihuanës.

Në një zonë alternative mblidhen shpesh për të bërë muzikë. Në mënyrë ilegale, në formë anarkie, ata thyejnë çdo kufi. Bluzat e grupit mbajnë flamurin shqiptar.

Deri tani kanë bërë mjaft fansa dhe marrin pjesë edhe në koncerte të mëdha. Një pjesë nuk duan të identifikohen, por nuk përtojnë të prekin pikat më të ndjeshme.

“Ne kemi zero për qind gjuhë politikisht korrekte. Nuk merremi me të drejtat e shqiptarëve apo gjëra të tilla. Është thjesht një provokim dhe asgjë tjetër”, thotë kitaristi i grupit.

“Si provokim nuk mbështesim asnjerën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta”, thotë bateristi Nebojsha Cato.

Në marrëdhëniet e tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve grupi me emrin kontrovers dhe logon e tij shkon përtej kohës.

Top Channel