Një zjarr i madh mund ta shndërronte në makth dasmën e një çifti nga Oregoni, por nusja dhe dhëndrri e panë këtë incident si një mundësi për të realizuar një set fotografik dasme shumë unik.

Michael Wolber dhe April Hartley ishin në mes të ceremonisë së martesës kur një zjarr i vogël i nisur në një shkurre u rrit dhe zjarrfikësit erdhën në vendngjarje duke i thënë të ftuarve që të mbaronin shpejt ceremoninë dhe të largoheshin.

Fotografi Josh Newton tha për ‘Daily Mail’: “Vendosëm që dasma të vazhdonte pak më tutje dhe në kohën që të ftuarit po zhvendoseshin, ne realizuam setin fotografik. Këto janë ndoshta fotot më të mrekullueshme të dasmës që kam bërë ndonjëherë.”

“Më habiti fakti që asnjë nga të ftuarit nuk u tremb para atij zjarri, por duke qeshur ndihmuan në zhvendosjen e dasmës në një park tjetër”, shtoi fotografi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel