Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale të komunitetit të energjisë në Vjenë si ndërmjetëse e këtij procesi, që negociatat mes qeverisë dhe kompanise çeke vazhdojnë dhe pala shqiptare ka refuzuar së fundmi kërkesën e çekëve për mbi 200 milionë euro dëmshpërblim, duke i konsideruar negociatat si një proces që nuk duhet të ketë lidhje me procesin e statusit.

Delegacioni shqiptar i përbërë nga disa ministra është shprehur se përdorja e statusit si shantazh për të përfituar një shumë të tillë konsiderohet një gjë e papranueshme. Ndërkaq, edhe pak javë më parë qeveria shqiptare bëri të ditur se ka kohë që po punon për një zgjidhje miqësore të konfliktit me CEZ-in me kushte të lehta financiare, e detyruar vetëm nga fakti që sektori i energjisë është në krizë dhe ka nevojë për investime.

Qeveria ka negociuar me Bankën Botërore dhe ka gati një paketë investimesh, por që me statusin e paqartë të kompanisë së shpërndarjes kjo bëhet e pamundur, por kurrë për një vlerë të tillë mbi 200 milionë euro.

Top Channel