Në shumicën e komuniteteve perënditë janë simbol i një bote shpirtërore, por në Nepal perëndeshat janë vajza të vogla që janë zgjedhur që në lindje, njihen si Kumaris dhe besohet se janë mishërim i Perëndeshës Hindu të Fuqisë, Kali.

Që nga momenti që janë zgjedhur për këtë rol, këtyre vajzave-Perëndesha i ndryshon jeta krejtësisht sepse Kumarit (që në gjuhën nepaleze do të thotë virgjëreshë) duhet të lënë shtëpinë, të jetojnë të fshehura në tempuj dhe të dalin vetëm në raste festash si subjekte adhurimi.

Gjithashtu, Kumarit konsiderohen të shenjta madje edhe për të ecur, kështu që transportohen të ulura në fron dhe duke u mbajtur në krahë nga njerëzit.

Këto vajza-Perëndesha nuk lejohen as të shkojnë në shkollë apo të marrin pjesë në veprimtari të tjera të përditshme.

Por, pasi arrijnë pubertetin, gjithçka ndryshon për to pasi nisin një jetë normale, ashtu si çdo vajzë tjetër.

FOTO GALERI
1/6
Vajzat-Perëndesha të Nepalit

Top Channel