Insektet, sekreti i ndërtimit të makinerive të së ardhmes

11/06/2014 00:00

Shkencëtarët e Institutit Teknologjik në Karlsruher në Gjermani prej muajsh po studiojnë insektet të ndryshme dhe mënyrën e lëvizjes së tyre për t’i ndihmuar në ndërtimin e mekanizmave robotikë sa më perfektë.

Duke përdorur teknologjinë 3D dhe rrezet X, studiuesit e këtij instituti po përpiqen të kuptojnë sa më shumë rreth lëvizjes së insekteve, lëvizjeve të brendshme dhe të jashtme të organizmit të tyre.

“Ajo që kemi ndërtuar deri më tani ngjason më shumë me një produkt kinemaje 3D me ndihmën e rrezeve X. Në një fraksion kohe relativisht të shkurtër kemi marrë mijëra foto. Këto foto më pas i kemi bashkangjitur në një film të vetëm”, thotë Thomas Van de Kamp, biolog në këtë Institut.

Van de Kamp shton se janë më shumë se 1 milion insekte në natyrë dhe secila ka një specifikë të vecantë lëvizjeje dhe konsumimi energjie. Puna jonë, thotë ai, qëndron në faktin se po mundohemi t’i kuptojmë më mirë këto mekanizma që mund të jetësohen fare mirë në një të ardhme në ndërtimin e makinerive komplekse, por shumë herë me funksionale.

Top Channel