Shpërthime të fuqishme diellore

11/06/2014 00:00

Të martën, më 10 qershor teleskopët e NASA-s kapën disa shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme në sipërfaqen e Diellit.

Shpërthimet u kapën nga “Solar Dynamics Observatory”. Shpërthimet diellore ishin më të fuqishme të regjistruara prej vitesh. Shkencëtarët e NASA-s mendojnë se ylli ynë është në fund të qetësisë relative 11-vjeçare që kaloi.

Energjia e çliruar nga të tilla shpërthime është jashtëzakonisht e madhe. Në shumë raste valët e çliruara i drejtohen Tokës. Fatmirësisht atmosfera e planetit tonë është mburoja që pengon efektet negative të tyre në jetën e gjallë, megjithatë ekziston rreziku që këto valë radiaktive të shkaktojnë kaos në telekomunikacionin satelitor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel