Zanzibari i Afrikës Lindore njihet për plazhet  e tij intime në formën e plazheve private. Resorti “Imany Beach” kushton vetëm 30 dollarë për person dhe përfshin në guidë mësime kërcimi afrikanë, udhëtime me kanoe dhe njohuri rreth kulturës afrikano-arabe që vendi ka.

Tajlanda ka një plazh sekret me emrin “Koh Mook”. Atje mund të arrihet vetëm me kanoe pasi nuk ka rrugë tjetër kalimi. Resorti i vetëm që është ka 31 vila dhe nata është 60 dollarë. Ai ka pamje oqeani nga të gjitha anët  e tij. Rëra e plazhit është kurative dhe mahnitëse për rezultate celuliti.

Ishujt Fixhi, të njohur për plazhin e kristaltë dhe rërën rozë ofrojnë paketa turistike tepër ekonomike në resortin “Mango Bay”.  Akomodimi fillon prej 21 dollarëve për natë dhe deri në suitat luksoze 153 dollarëshe. Drejtuesit e guidës thonë se shija e pushimeve në ishujt Fixhi nuk merret nga kushtet e dhomave të resortit, por nga seria e aktiviteteve falas që ofrohen prej hotelit.

Të bësh plazh me koalat dhe kangurët. Në Australi është e mundur në resortin “Sea Front” ku ka një ndërthurje fantastike të plazhit dhe natyrës së egër të vendit.

Të zgjohesh dhe përtej pamjes së dhomës të shohësh delfinë. Në Polinezi mund të akomodohesh vetëm me 60 dollarë dita. Vendi shquhet  për plazhet me pamje  kartolinë dhe ishujt e pabanuar për të eksploruar.

Top Channel