Po përpiqeshin të bënin seks, adoleshentët bien nga ballkoni dhe vdesin

12/06/2014 00:00

Dy adoleshentë kanë vdekur pasi kanë rënë nga ballkoni i një apartamenti në Londër, ku po përpiqeshin të bënin seks për të festuar përfundimin e sezonit të provimeve.

19-vjeçarja ruse Anastasia Tutik dhe 18-vjeçari meksikan i identifikuar vetëm me emrin Miguel, kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga kati i gjashtë dhe duke vdekur në vend.

Një fqinj tha për ‘Daily Mail’: “Po mundoheshin të bënin seks në ballkon. Djali po përpiqej të bënte gjëra të rrezikshme. Gjithmonë shohim njerëz që provojnë shumë gjëra në ballkon, por nuk pret kurrë që dikush të bjerë.”

Top Channel