Afrikë e Jugut arrestohet kanibali

12/06/2014 00:00

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar një person, të cilin e gjetën duke përdorur një thikë dhe një pirun për të ngrënë zemrën e të dashurit të ri të ish-të dashurës së tij.

Viktima, i moshës 62-vjeçare, ishte goditur me thikë në gjoks dhe në qafë dhe kishte një shenjë pickimi në fytyrë, tha policia për BBC.

I dyshuari, një shtetas nga Zimbabve, u gjet në qytezën e Gugulethu-t, pranë Cape Town.

Ai pritet të akuzohet formalisht përpara gjykatës, të enjten ose të premten.

Zv/komisionerja e Policisë së Western Cape, Sharon Jephta, tha se oficerëve të policisë dhe dëshmitarëve u është ofruar këshillim, pas traumës së kaluar.

“Ishte një xhest shumë i frikshëm”, tha ajo.

Top Channel