Operacioni për nxjerrjen e të palgosurit nga shpella

12/06/2014 00:00

Dy mjekë gjermanë kanë mbërritur që të hyjnë në një nga shpellat më të thella të Gjermanise, për t’i ardhur në ndihmë një 52-vjeçari që gjendet i bllokuar në thellësitë e saj.

Ata thanë se pasi ta trajtojnë të plagosurin mund të nisë operacioni për nxjerrjen e tij nga shpella.

Johann Westhauser, 52 vjeç u plagos rëndë pas rënies së një shkëmbi në shpellën 1 mijë metra të thellë. Mjekët arritën më në fund në vendin e ngajrjes dhe grupet e shpëtimit thanë se së shpejti do të mundësohet zhvendosja e tij.

Gjithsesi ata do t’i veshin fillimisht një kostum mbrojtës mjekësor dhe kanë kërkuar dërgimin e medikamenteve. Mjeku i parë arriti të plagosurin mbrëmjen e së mërkurës i shoqëruar nga një grup zviceran, ndërsa i dyti arriti gjatë natës me një grup italian.

Lajmi u dha përmes mesazhit të dërguar në një rrjet komunikimi të instaluar nga skuadrat e shpëtimit. Pasi doktorët të kenë vendosur se pacienti është gati për t’u zhvendosur, operacioni mund të kërkojë edhe disa ditë të tjera, duke konsideruar kalimet e ngushta dhe të vështira të shpellës.

Westhauser u plagos gjatë një udhëtimi së bashku me 2 eksplorues të tjerë shpellash në orët e para të së dielës.

Top Channel