H.W Bush feston 90-vjetorin…me parashutë (Video)

12/06/2014 00:00

Për shumë të moshuar 90-vjetori është fat edhe për ta festuar pranë një oxhaku i ulur në karrige e i rrethuar nga nipër e mbesa.

Por George H.W Bush (i madhi) nuk është nga këta të moshuar. Ish-presidenti amerikan njihet si person që i ka qejf sfidat dhe sfida e radhës për 90-vjetor ishte hedhja me parashutë.

Kjo nuk është hera e parë që Bushi i madh hidhet me parashutë për ditëlindjen e tij. një ditëlindje të tillë ai ka festuar edhe kur mbushi 75 vjeç, 80, 85 dhe së fundmi 90. Në të gjitha këto hedhja ulja ka qenë e butë dhe pa asnjë incident.

Tani të presim 95-vjetorin për të parë hedhjen tjetër të ish-presidentit amerikan.

Top Channel