Ja ku e shohin policët brazilianë golin e Neymar

13/06/2014 00:00

Një numër i madh forcash policore dhe ushtarake ishin në gatishmëri të lartë gjatë ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror dhe gjatë ndeshjes së parë mes Brazilit dhe Kroacisë, e fituar 3-1 nga Seleccao.

Në pamundësi për të qenë të pranishëm në stadium, por as në shtëpitë e tyre për të ndjekur ekipin kombëtar, policët kanë gjetur një mënyrë speciale për të parë golin e dytë të shënuar nga Neymar me 11-metërsh.

Të paktën 10 prej tyre e kanë ndjekur ekzekutimin e penalltisë nga lideri i ekipit në një aparat të vetëm celular. Në fund të ditës ata ishin të lumtur pasi kryen detyrën me sukses dhe Seleccao arriti të fitojë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel