Burri që mban kalin në ballkon

13/06/2014 00:00

Një burrë ka vendosur të mbajë një kalë në ballkon pasi për të ai ishte vendi më i sigurtë për kafshën.

Borys Kozlowski ia kishte marrë borxh kalin një shokut të tij dhe në mënyrë që të mos rrezikonte me hajdutët, 48-vjeçari nga Grajevo i Polonisë e “rehatoi” atë në ballkon.

“Nuk doja që të ma vidhnin dhe për këtë arsye e ngjita sipër”, tha Borys.

Edhe pronari i kalit, Jakob Pancesky, nuk është shqetësuar aspak nga kjo gjë: “Kali im nuk ka frikë nga asgjë. Mund të qëllosh me pistoletë pranë tij dhe ai thjesht kthen kokën dhe të shikon. Jam i bindur se edhe lartësia nuk e ka trembur.”

Top Channel