Një biznesmen kinez është shpallur fajtor nga gjykata për ngrënien e tre tigrave vitin e kaluar. Burri i njohur vetëm si zoti Xu nga Guangxi ka blerë tigrat së bashku me disa shokë dhe më pas i ka therur për t’i ngrënë.

Prokurori i çështjes ka thënë: “Zotit Xu i pëlqen të hajë penisin e tigrave dhe të pijë gjakun e tyre.”

Shteti kinez nuk lejon tregtinë me speciet në zhdukje dhe për këtë arsye biznesmeni dhe shokët e tij rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Në Kinë tigrat konsiderohen simbole të kurajos, trimërisë dhe forcës. Doktorët kinezë rekomandojnë kockat e tyre për shërim të impotencës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Top Channel