Binjakë, por me 39 ditë diferencë nga njëri-tjetri

14/06/2014 00:00

Elene Cowan është nëna e binjakëve me 39 ditë diferencë nga njëri-tjetri. Kjo lindje e veçantë ka habitur mbarë opinionin publik.

Elene ka kryer lindje të parakohshme 24 javë pasi ishte shtatzënë, duke sjell në jetë djalin e saj të parë, Carl, ndërsa vëllai i tij David ka lindur pas 39 ditëve. Mjekët kishin bërë të pamundurën që 2 foshnjat të mos lindnin në të njëjtën ditë pasi do të ishte e vështirë që ata të mbijetonin.

Për gati 6 javë, Carl dhe nëna e tij Elene qëndruan në spital nën një përkujdesje speciale të mjekëve deri në lindje Davide, i cili tashmë peshonte 2.9 kilogram.

Tani 4 dhe 6 muajsh, binjakët gëzojnë një shëndet të mirë edhe pse Elene thotë se Carl ka ende nevojë për oksigjen.   

Top Channel