Momenti kur doktorët i heqin celularin nga fyti pacientit

14/06/2014 00:00

Nëse e keni stomakun të dobët, nuk duhet ta shikoni në asnjë mënyrë videon e mëposhtme që tregon sesi i heqin celularin nga fyti një burri me anë të një operacioni.

Klipi tregon një person të paidentifikuar në një spital të Klerksdorpit në Afrikë të Jugut, i cili është i shtrirë dhe i rrethuar nga një grup mjekësh. Në fillim, pacientit i thahet pështyma e më pas i futen instrumentet në gojë për t’i nxjerrë aparatin elektronik.

Pasi del telefoni nga goja, mund të dëgjohen mjekët që qeshin.

Edhe pse videoja është filmuar në maj të vitit 2012, vetëm tani është publikuar online.

Nuk dihet arsyeja pse pacienti kishte një celular të ngecur në fytin e tij.

Top Channel