Studenti zhvishet në festën e diplomimit

14/06/2014 00:00

Studenti Quinton Murphy ka guxuar të provojë një striptizë të shpejtë vetëm disa sekonda teksa pritej të tërhiqte diplomën, por është ndaluar menjëherë nga rojat e sigurisë dhe është shoqëruar jashtë ambienteve ku zhvillohej ceremonia.  

Ky nxënës i shkollës së mesme ka fituar “respektin” e shokëve të tij duke sfiduar rregullat e rrepta të autoriteteve shkollore amerikane gjatë ritualit të tërheqjes së diplomave. Studenti ka mbetur vetëm me të brendshme për disa sekonda dhe e gjithë salla ka shpërthyer në të qeshura.   

Si dënim studentit nuk iu dorëzua diploma. Ai nuk duhet të vërë këmbë brenda ambienteve të shkollës dhe të marrë pjesë në ngjarjet sportive të saj. Instituti po përpiqet që herën tjetër masat ndëshkuese të jenë më afatgjata.

Top Channel