Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u organizua aktiviteti “Dog Show”, eventi kinologjik që ka mbledhur për herë të parë në kryeqytetin shqiptar 178 qen të racave të ndryshme.

Qentë pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nga Shqipëria, Maqedonia, Mal i zi dhe Presheva ndërkohë që performanca e tyre është vlerësuar nga gjyqtari kinolog i certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinologjisë, Refet Hadzic.

Në këtë aktivitet kishte 3 gara, ku në të parën merrnin pjesë qentë nga mosha 3 deri 9 muajsh, në të dytën 9 deri në 18 muajsh dhe në të tretën qentë mbi 18 muajsh.

Në kategorinë e të vegjëlve, çmim e parë e mori qeni i racës ‘Pastor’ gjerman, në kategorinë e qenve nga 9-18 muaj dhe mbi ato 18 muajsh fitues dolën dy qen të racës ‘Akita Inu’ Amerikane.

Top Channel