Talibanët presin gishtat e atyre që votuan

16/06/2014 00:00

Talibanët kanë prerë gishtat e 11 personave si dënim pasi ata kishin votuar në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit. Ngjarja barbare ka ndodhur në provincën e Heratit pas votimit të së shtunës.

Talibanët kanë urdhëruar njerëzit të mos votojnë në zgjedhjet që shihnin përballë ish-ministrat Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani Ahmadzai.

Procesi i votimeve është karakterizuar nga dhuna. Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Mohammad Umar Daudzai, bëri të ditur se ka pasur gjithsej 47 viktima nga sulme të ndryshme të talibanëve.

Top Channel