Protesta nudo në mbrojtje të ambientit

16/06/2014 00:00

Një grup njerëzish nga “World Naked Bike Ride” janë bashkuar për të protestuar nudo me biçikletë në mbrojtje të ambientit dhe kundër “varësisë” ndaj naftës.

Kjo protestë është zhvilluar jo vetëm në Londër, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, por edhe në Meksikë.

Ata kanë parakaluar me biçikletë nëpër rrugët e qytetit dhe sheshe me kauzën e mbrojtjes së ambientit, ku njerëzit të përdorin sa më pak makinat për të ruajtur Tokën nga ngrohja globale që i kanoset.

Protestuesit mbanin edhe pankarta në duar, por disa prej tyre kishin shkruar në shpinë “digjni dhjamin, por jo naftën”.

FOTO GALERI
1/7
Protesta nudo në mbrojtje të ambientit

Top Channel