5 arsye për të dashur breshkat e detit

16/06/2014 00:00

Breshkat e detit janë ndër krijesat më të veçanta të planetit. Kush tjetër ka katër pendë notimi, guackë areodinamike dhe një prejardhje të vjetër sa dinosaurët? Por, të shtatë speciet e breshkave detare janë në rrezik nga aktiviteti njerëzor, si peshkimi, gjuetia dhe sigurisht ndryshimet klimaterike.

Në një ditë si kjo, le ta shkëpusim vëmendjen vetëm për disa momente, për të reflektuar për këto gjallesa. Ja 5 arsye, pse duhet ta bëjmë këtë:

Vetëm 1 nga 1 mijë vezë arrijnë moshën madhore

Breshkat detare femra mund të realizojnë nga 50 deri në 200 vezë, kjo varet nga lloji i breshkës. Dhe kjo mund të duket një numër i konsiderueshëm, por vetëm disa nga të vegjlit mbijetojnë. Vetëm 1 në 1 mijë mund të arrijë moshën madhore.

Breshkat meshkuj nuk dalin asnjëherë në breg

Pasi hyjnë në det, të vegjlit e breshkave kalojnë 5-7 vjet duke lundruar në oqeanin e hapur dhe ushqehen me gjallesa që jetojnë në sipërfaqe. Breshkat meshkuj, pas momentin që hyjnë në det, nuk kthehen kurrë më në breg, ndërsa ato femra çdo 2 vjet për të lëshuar vezët.

Breshkat kthehen për të krijuar fole, atje ku kanë lindur

Duhen dekada për breshkat e detit, që të maturohen seksualisht. Por, kur femrat janë gati për të lëshuar vezët, ato kthehen në të njëjtin breg ku kanë lindur vetë, edhe pse mund të kenë ndoshta mbi 30 vjet, që s’janë kthyer aty.

Breshkat e detit përballen me shumë kërcënime

Zhvillimi njerëzor dhe shkatërrimi i brigjeve po i dëmtojnë plazhet, që përdorin breshkat për të krijuar fole. Gjithashtu ndryshimi klimaterik është duke shkatërruar shkëmbinj nënujorë, ku breshkat jetojnë dhe ushqehen. Të tjera kërcënime përfshijnë mbledhjen e vezëve për ushqim dhe gjuetinë e disa llojeve të breshkave për guackat e tyre me ngjyra.

Temperatura e rërës përcakton gjininë e breshkës

Nëse temperatura e rërës, ku hapin folenë breshkat, është nën 30 gradë, nga vezët çelin breshka meshkuj, nëse është mbi këtë temperaturë, gjinia e të sapolindurve është femër.

Top Channel