Çfarë ndodhi në “Pasdite”, një muaj më parë

16/06/2014 00:00

Në vitin e 14 të jetës së tyre, ato vendosën të bëjnë një xhest të madh… Të themelojnë një shoqatë dhe të ndihmojnë fëmijë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që trajtohen me kimioterapi.

Vasia dhe Aleksia Barka, dy binjake nga kryeqyteti, më 11 Maj festuan ditëlindjen, por jo si të gjithë moshatarët. Bashkë me organizatën, ato promovuan librin e tyre të parë, fondet e të cilit gjithashtu do të shkojnë si ndihmë për nismën e marrë.

Dhe ndihma, për t’i bërë më cilësore ditët e fëmijëve të sëmurë, është kjo iniciativë, që ato shpallën në studion e Pasdites, një muaj më parë.

“Tezja që jeton në Kanada u kthye për të kaluar muajt e verës dhe bashkë me kushurirën na sugjeroi që të prisnim flokët në ndihmë të këtyre fëmijëve, dhe ne me shumë dëshirë e bëmë. Bashkë me kushurirën, që në atë kohë ishte 5 vjeçe, i premë dhe u mbushëm shpirtërisht me këtë veprim. Më vonë na erdhi idea që t’u kërkonim edhe shoqeve tona të njëjtën gjë”.

Publikimi i nismës “Pri flokët e tua për fëmijët në kimioterapi” mori menjëherë mbështetjen e disa moshatarëve.

“Një nga synimet e shoqatës së vajzave me flokë të gjata është që ne të presim flokët, në mënyrë që sipas procesit të bëjmë paruke edhe për ata fëmijë që nuk kanë, për t’i bërë të ndjehen në të njëjtën mënyrë si ne”.

Janë ende të vogla, por vajza me ide shumë të mëdha për ta bërë botën më të mirë. Ato duan t’u kthejnë fëmijëve të sëmurë buzëqeshjen e humbur, bashkë me flokët e tyre.

Flokët tona për një buzëqeshje


10 muaj pranë shtratit të vogëlushes sime, që vuan nga leuçemia akute

Nëna e një 8-vjeçareje, që vuan nga një sëmundje e rëndë, në një intervistë për emisionin Pasdite në Top Channel, ka folur rreth asaj se si e mësoi lajmin dhe si po e përballon situatën e rënduar pas vuajtjeve të vajzës së saj…

Top Channel