Një grua nudo në hotelin e kombëtares angleze

17/06/2014 00:00

Një grua nudo u fotografua në hotelin “Royal Tulip” në Rio de Zhaneiro, ku është duke qëndruar skuadra e Anglisë. Vajza brune nuk dukej se ishte më shumë se të 20-at.

Një dëshmitar tha se kjo mund të ishte një “shqetësim” për sigurinë e hotelit ku po qëndron kombëtarja angleze. Ndërsa një tjetër tregoi: “Ajo nuk dukej e trembur, dukej sikur kërkonte të tërhiqte vëmendjen e dikujt sepse e dinte shumë mirë që po shihej”.

Trajneri i Anglisë Roy Hodgson ka urdhëruar që lojtarët të qëndrojn, larg çdo shqetësimi apo skandali jashtë fushës së futbollit. Ata duhet të përqëndrohen maksimalisht në Kupën e Botës, Brazil 2014.

FOTO GALERI
1/1
Një grua nudo në hotelin e kombëtares angleze

Top Channel