Gjysma e anglezëve bëjnë seks kur shohin ndeshjet

17/06/2014 00:00

Kupa e Botës mund të ketë zënë ekranet e televizioneve, por nuk ka zbehur jetën seksuale të anglezëve. Këtë e konfirmon studimi më i fundit që është bërë brenda 4 ditëve të para nga nisja e Botërorit. 

Sipas anketës, rreth 58 % e të pyeturve bëjnë seks teksa në sfond zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës. Studimi thotë që seksi i mirë është shumë më i rëndësishëm për anglezët sesa fitorja e një ndeshjeje. Por 62% e tyre thonë që seksi është më i mirë kur skuadra e zemrës fiton.

Vetëm 21% e të intervistuarve thanë se janë më të ngazëllyer kur skuadra e tyre shënon gol sesa në momentin e orgazmës. Sipas studimit, për anglezët futbolli është bashkëshoqëruesi i jetës së tyre seksuale.  

Top Channel