Një djalë indian me një bisht rreth 17 centimetra të gjatë po mendon ta heqë atë me anë të një operacioni edhe pse në komunitetin e tij konsiderohet si një Perëndi.

13-vjeçari Arshid Ali Khan konsiderohet nga banorët e fshatit të tij si rimishërimi i Perëndisë Majmun me emrin Hanuman. Ai thotë: “Këtë bisht ma ka dhënë Zoti. Unë adhurohem pasi plotësoj dëshirat e njerëzve duke iu lutur Zotit.”

Xhaxhai i tij Iqbal shprehet: “Kur ka folur për herë të parë ka qenë 1 vjeç dhe fjalët e para që tha ishin emrat e Perëndive të feve të ndryshme. Atë ditë e kuptova që ky djalë kishte diçka hyjnore.”

Djali 13-vjeçar ka një sëmundje që nuk e lejon të ecë. Disa doktorë thonë që ka probleme me shtyllën kurrizore, ndërsa disa të tjerë thonë që problemi është pikërisht bishti.

Këtë muaj, adoleshenti do të vendosë nëse do e heqë apo jo bishtin, por ai beson se me apo pa bisht, njerëzit do vazhdojnë ta adhurojnë si më parë: “Njerëzit do vijnë tek mua sërish me dëshirat e tyre, e sigurtë.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel