Nuk fle gjumë për të parë Botërorin: vdes i riu kinez

17/06/2014 00:00

Një student kinez ka vdekur në Suzhou pasi ka parë të gjitha ndeshjet e Botërorit duke hequr dorë nga gjumi.

25-vjeçari nuk ka fjetur për disa ditë me radhë dhe sipas ‘ESPN’, trupi i pajetë është gjetur para televizorit pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Holandë, e përfunduar në orën 5 të mëngjesit në Kinë.

Doktorët mendojnë se vdekja ka ardhur nga mungesa e gjumit.

Nuk është hera e parë që një tifoz kinez humb jetën pasi ka qëndruar zgjuar për të parë ndeshje futbolli. Gjatë “Euro 2012”, një i ri humbi jetën pasi ndenji zgjuar për 11 netë radhazi duke parë të gjitha takimet e këtij kompeticioni.

Top Channel