Kina , “ok” ushtarëve më të shkurtër dhe të shëndoshë

18/06/2014 00:00

Ushtira kineze ka vendosur të thyejë “rregullat” lidhur me parametrat fizikë të personave që dëshirojnë të jenë pjesë e saj.

Ushtria Çlirimtare Popullore kineze ka vendosur të ridimensionojë kërkesat fizike të parashikuara për të qenë në radhët e saj duke u bërë më fleksibël. Tashmë, edhe persona me fizik jo shumë të rregullt, që janë të shkurtër, por edhe pak mbipeshë mund të kenë shanse për të qenë në ushtrinë kineze, ku si kusht i vetëm është të pasurit e një diplome.
 
Këtë fakt e përforcon edhe një artikull i “China Daily”, ku thuhet se zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë një preferencë të lartë për ushtarët “intelektualë”.

Top Channel