Shqipëria, trupa në Mali?

18/06/2014 00:00

Në kuadër të detyrimeve të Forcave të Armatosura për integrimin e Shqipërisë në BE, Tirana zyrtare po shqyrton mundësinë për të kontribuar në misionin e BE-së në shtetin afrikan të Malit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një takimi me homologun e saj francez në Paris ditën e martë. Duke diskutuar për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, dy zyrtarët e vunë theksin tek nevoja e thellimit të tij.

Aktualisht, Franca jep një kontribut të madh në modernizimin e FA-ve dhe në arsimimin e oficerëve shqiptarë në shkollat franceze. Ndërkohë që në një tjetër shtet afriakan, atë të Çadit, ka misione të përbashkëta franko-shqiptare.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian tha se, Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe se e mirëpret kontributin e tyre në të tjera misione të BE-së.

Top Channel