Mish qeni në festimet e solsticit veror në Kinë

19/06/2014 00:00

Solstici veror po afron dhe banorët në disa zona të Kinës janë duke u përgatitur për festimet që do të mbahen për ditën më të gjatë të vitit.

Pjata tradicionale në këtë ditë është… me mish qeni dhe verë. Përpara solsticit të së shtunës banorët kanë filluar të vrasin qentë, por duke u përpjekur të shmangin protestat nga shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve.

Mediat vendase publikuan foto gjatë përgatitjeve të banorëve të qytetit Yulin, të cilat tregojnë qenë të varur në grepa apo në tavolina të mëdha gati për t’u gatuar. Sipas popullsisë vendase njerëzit të cilët do të konsumojnë mishin e qenit do të jenë më të shëndetshëm gjatë dimrit.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se konsumi i këtij mishi vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve, pasi qentë mund të mbartin sëmundje të ndryshme. Shumica prej tyre janë qenë rrugësh dhe të pavaksinuar.

Zyrtarët në Yulin janë përpjekur të distancohen nga kjo traditë. Media shtetërore ka raportuar se restoranteve i është urdhëruar të heqin mishin e qenit nga menutë e tyre edhe pse shitja dhe konsumi i këtij mishi nuk është i ndaluar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel