Spanjë, Letizia Ortiz, Mbretëresha e elegancës

19/06/2014 00:00

Spanja ka një Mbret të ri. Felipe VI është betuar në Parlament, teksa është shoqëruar nga vajzat Leonor e Sofia, si dhe bashkëshortja e tij, Letizia Ortiz.

Shteti po feston ardhjen e një ere të freskët. Në krah  të Mbretit të ri të Spanjës qëndronte bashkëshortja Letizia, e cila gjatë ceremonisë së betimit i dha një përqafim të ngrohtë Felipe-s.

Fustani i zgjedhur nga Letizia ishte “Felipe Varela” në ngjyrë të bardhë, një markë e përdorur shpesh nga ajo në ceremonitë zyrtare. Fustani, rreth jakës ishte i dekoruar me gurë të kuq dhe të verdhë, sipas ngjyrave të flamurit spanjoll.

Shumë elegante dukeshin edhe dy vogëlushet, të cilat ishin të pranishme në betimin e babait të tyre, si Mbret i ri i Spanjës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel