Gjermani, nxirret pas 12 ditësh nga shpella

19/06/2014 00:00

Një ekskursionist gjerman i bllokuar në 1 mijë metra thellësi nën tokë për 12 ditë është nxjerrë në sipërfaqe pas një operacioni të gjatë dhe kompleks.

Johann Wsethauser, 52 vjeç, raportohet të jetë i ndërgjegjshëm por ka marrë disa plagë në kokë dhe trup. Mjekët qëndruan pranë tij kur e nxorrën në sipërfaqe dhe pas kontrolleve fillestare ai u dërgua në spital.

52-vjeçari u aksidentua më 8 qershor, teksa po eksploronte shpellën më të thellë të Gjermanisë, në afërsi të kufirit austriak. Një ekip mjekësor dhe disa helikopterë pritën derisa ai u nxorr nga shpella paraditen e së enjtes.

Shefi i shërbimeve të shpëtimit malor, Klemens Reindl, që mbikëqyri operacionin, deklaroi se në të kishin marrë pjesë 728 persona nga pesë vende të ndryshme.

“Ishte një nga operacionet më të vështira të shpëtimit në historinë e shërbimeve speciale malore. Ai tërhoqi vëmendje ndërkombëtare”, deklaroi Reindl.

Operacioni i shpëtimit pati një sërë vështirësish për shkak të thellësisë së shpellës dhe shtegjeve të lakuara brenda saj. Gjatë procesit të ngjitjes operatorët ndaluan pesë herë për pushim, të cilat kulmuan kur ishin 180 metra larg hyrjes së shpellës.

Një çikrik me motor ishte i pamundur të përdorej për shkak të rrezikut që 52-vjeçari mund të përplasej dhe për këtë u ndesh që ai të ngrihej në mënyrë manuale me litarë prej fibrash xhami.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel