Të huajt promovojnë Shqipërinë

19/06/2014 00:00

Sezoni i verës në vendin tonë gjithmonë raportohet nga media të rëndësishme botërore si rast që nuk duhet humbur. Mes shumë të dashuruarve pas bendit tonë, këtë vit është edhe një grup gazetarësh francezë nga televizioni francez M6.

Në misionin e tyre për të zbuluar bukuritë e Shqipërisë ata u fokusuan në bregdetin e jugut. Plazhet me ujë të kristaltë të Jonit, peisazhi i mrekullueshëm natyror si dhe aktivitete të ndryshme sportive u paraqitën si elemente të rëndësishme në përshkrimin e vendit tonë.

Por përvec misionit promovues në aspektin e turizmit një tjetër pikë ku u ndalën gazetarët ishte edhe biznesi. Mundësitë e mëdha që ofrohen për të blerë shtëpi në Sarandë apo qytetet e tjera të bregdetit. Në guidën e francezëve i gjen të gjitha.

Po këto ditë shkrimet promovuese për Shqipërinë vazhdojnë të publikohen në media afër dhe larg nesh. “Shqipëria, toka e bukurive të pafundme”, me këto fjalë “TGCom” rekomandon vendin tonë për pushime.

“Shqipëria nuk ka vetëm çmime të mrekullueshme duke shijuar Detin Adriatik dhe Jon, por ofron edhe një natyrë të virgjër dhe fshatra të vjetër. Mos e lejoni veten që të kushtëzoheni nga një mentalitet i përgjithshëm, por më besoni, Shqipëria do t’iu çudisë”, vazhdon përshkrimi i medias italiane.

Një vend i arkeologjive i një gjuhë antike me një përqëndrim të qyteteve mahnitëse bregdetare, si Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë një tjetër media prestigjoze, amerikania “USA Today” e përfshin Portin e Sarandës në 10 portet të cilët duhen vizituar. Në shkrim përmendet edhe Butrinti i cili duhet vizituar pasi keni ndaluar në Portin e Sarandës.

Top Channel