Ban Ki-moon: Fund dhunës në Siri

20/06/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka dënuar ashpër bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet ajrore nga qeveria siriane, duke i bërë sërish thirrje të gjitha palëve për t;i dhënë fund dhunës dhe të kërkohet një zgjidhje politike e situatës së krijuar.

“Ban Ki-moon ritheksoi se dënon përdorimin pa dallim të çdo lloj arme ndaj civilëve, duke shkelur hapur ligjin ndërkombëtarë mbi të drejtat e njeriut. Të gjithë civilët do të mbrohen në çdo situatë”,  shkruhej në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënia e tij.

Vetëm një ditë më parë mbi 50 persona dyshohet të jenë vrarë në një kamp ku qëndronin njerëz të cilët kishin braktisur banesat e tyre, duke përfshirë edhe shumë gra dhe fëmijë.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në mars 2011, janë vrarë më shumë se 150 mijë civilë, miliona të tjera janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Top Channel