Padit spitalin, i zvogëluan organin dhe e la gruaja

20/06/2014 00:00

Një kanadez paditi spitalin “Le Gardeur” të Kebekut ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në organet gjenitale e më pas…e kishte lënë gruaja.

Në padi kanadezi kërkon një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh pasi fajëson spitalin për pakujdesi dhe papërgjegjshmëri në mjekimin e tij. Paditësi thotë se pas operacionit penisi i tij ishte shkurtuar me 3 centimetër dhe për këtë arsye më vonë e kishte lënë gruaja.

Ai u paraqit në spital për t’u vizituar pas shqetësimeve shëndetësore që ndjente pas një marrëdhënieje me bashkëshorten e tij. Fillimisht mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, por më vonë i thanë se kishte thyer organin e tij dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

Pas operacionit i riu kanadez për dy vite me radhë e kishte të pamundur të kryente marrëdhënie dhe për këtë bashkëshortja e kishte braktisur. 

Top Channel