Siri, shpërthim në bastionin qeveritar, 34 viktima

20/06/2014 00:00

Një autobombë ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në një fshat të kontrolluar nga forcat qeveritare në Siri, duke vrarë të paktën 34 persona.

Sipas raportimeve të mediave shtetërore, mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, i ndodhur në fshatin Horra të provincës qendrore të Hamas.

Agjencia e lajmeve “Sana” fajësoi rebelët për këtë sulm, të cilët vazhdojnë të luftojnë për rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al Assad.

Mbi 160 mijë persona vlerësohet të jenë vrarë në konfliktin trevjeçar sirian. Ndërssa 9.5 milionë të tjerë, thuajse gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryengritjet në Siri nisën në vitin 2011 me protesta paqësore, të frymëzuara nga Pranëvera Arabe. Por tashmë ajo është kthyer në një luftë civile, me trupat qeveritare që luftojnë fraksionet rebele, shumë prej të cilëve frymëzohen nga retorika islamike dhe sektare.

Grupi i aktivistëve me bazë në Britani, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, deklaron se bilanci i viktimave në atentatin në Horra ka gjasa të rritet pasi shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Top Channel