Si freskohet një tigër në verë

20/06/2014 00:00

Në temperatura mbi 30 gradë, edhe tigrat kanë nevojë për t’u freskuar. Në kopshtin zoologjik Ragunan, në Indonezi, dy tigra shfrytëzojnë pishinën në rrethimin e tyre për të luajtur dhe për të na dhënë foto të mrekullueshme.

Këto pamje vijnë falë fotografit Dody Kusuma, i cili thotë: “Kam qëndruar vetëm 15 metra larg tyre dhe kisha frikë, edhe pse isha i shoqëruar nga zbutësit.”

“Njëri nga tigrat ishte i madh sa një lopë, imagjinoni të më hidhej sipër. Më pëlqejnë shumë, por në të njëjtën kohë i kam shumë frikë”, shtoi Dody.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel