Fotografi francez Jean Marc Frybourg është ngjitur në lartësi të mëdha për të kapur pamje të mrekullueshme nga disa prej hekurudhave më mbresëlënëse të Perusë dhe Kilit.

56-vjeçari nga Parisi është i apasionuar pas udhëtimeve dhe fotove, veçanërisht pas hekurudhave që kalojnë nëpër itinerare tepër panoramike.

“Kam nisur të bëj fotografi shumë i vogël. Kam përdorur aparat fotografik serioz që kur kam qenë 12 vjeç”, shpjegon Jean.

Dashuria e tij për trenat dhe hekurudhat ka nisur kur mori dhuratë një tren lodër gjatë fëmijërisë: “Që atëherë, doja të bëja vetëm foto trenash.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel