38 mijë “like” për hajdutin simpatik

21/06/2014 00:00

Protagonisti është një 30 vjeçar Jeremy Meeks nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bjond me sy blu.

Djali, i cili është dënuar për vjedhje është kthyer shumë shpejt në një fenomen të rrjeteve sociale ku fotoja e publikuar nga policia e Stockton-it të Kalifornisë ka marrë më shumë se 38 mijë “like” vetëm në pak ditë.

Populli i rrjeteve sociale e ka zgjedhur si më të bukurin e bandës. Në këtë klasifikim anëtarët e tjerë të bandës janë shumë larg. Ai që u rendit i dyti kishtë marrë 900 “like” ndërsa i treti dhe i katërti përkatësisht 61 dhe 18 “like”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel