Serbët e veriut vazhdojnë të përforcojnë barrikadën e rivendosur mbi lumin Ibër që ndan pjesën veriore me atë jugore të Mitrovicës.

Me preteksin se po vazhdojnë me atë që ata e quajnë “projekti i gjelbërimit të urës”, serbët e pjesës veriore të Mitrovicës kanë vendosur gjatë ditës vazo të larta.

Sipas portalit informativ veriu.info, të ashtuquajturat vazo kanë dimensione 9 metra katrorë dhe lartësi deri në dy metra.

I njëjti portal deklaron se sipas burimeve nga serbët e veriut, punimet po bëhen me urdhër të kryetarit të Komunës së Veriut, Zoran Rakiq.

Punimet për ndërtimin e këtyre barrikadave po vazhdojnë ende pa u penguar nga askush.

Top Channel