980 kilogram heroinë janë sekuestruar prej autoriteteve greke në Athinë, duke e çuar në dy ton sasinë e kapur brenda një jave në kryeqytetin grek.

Sipas policisë greke, ngarkesa ishte fshehur në një depo në lagjen “Koropi” të Athinës, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe anija, që e ka transportuar lëndën narkotike në Greqi.

Bëhet fjalë për anijen “Noor-1”, pronë e një biznesmeni grek tashmë të arrestuar. Policia greke thotë se i ka dhënë një goditje vdekjeprurëse kartelit të drogës nga Afganistani e Truqia për në Greqië, e që më pas synonte të shkonte drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kjo organizatë përdorte si trampolinë për trafikimin e drogës, vende si Shqipëria, Maqedonia dhe portet e Patrës dhe Igumenicës.

Vlera e lëndës narkotike vlerësohet në dhjetra milionë euro. Kjo ishte sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë në Greqi. Autoritetet greke thonë se për këtë trafik janë arrestuar në total 24 vetë, midis tyre ndodhet edhe një prej kokave të trafikut, biznesmeni grek Mihalis Janusaqis, si dhe një prej krerëve të organizatës me origjinë shqiptare, Stavros Llajos i Dhimitrit dhe Vasillos, i datëlindjes 20.10.1985.

Top Channel